Emocionuese/ Pinguini bën 8000 km çdo vit për të takuar personin që i shpëtoi jetën

Emocionuese/ Pinguini bën 8000 km çdo vit për të takuar personin që i shpëtoi jetën

Qentë janë vërtetë miqtë tanë më të mirë.

Jo vetëm që na ndihmojnë në jetën e përditshme por edhe përpiqen të na japin sa më shumë dashuri që munden. Ata nuk mund të flasin, por veprimet e tyre tregojnë se sa të përkushtuar janë ndaj njerëzve.

Këto pamje të këtij qenushi të pastrehë do t’ju prekin shumë. Ai me pafajësinë e tij ndërhyn në një performancë aktrimi, duke menduar se aktori ishte i lënduar.

“Unë u preka shumë, ai ishte si një ëngjëll që kërkonte të më ndihmonte,” tha aktori.

Gjatë një shfaqje teatrale në Turqi, skenari i kërkonte aktorit Numan Uzunsoy të rrinte i shtrirë në dysheme, si i plagosur. Teksa njerëzit rreth e rrotull po shikonin këtë shfaqje, qenushi po e përjetonte atë sikur të ishte reale dhe bëri këtë reagim të adhurueshëm.

“Karakteri që po luaja ishte një i plagosur që sapo kishte rënë nga kali, dhe po kishte dhimbje të mëdha, me zorr merrte frymë,” thotë Uzunsoy.

Pa e ditur që një 4-putrosh ishte një tjetër spektaktor i tij, ky i fundit ndërhyri menjëherë për të dhënë ndihmën e tij.

“Nuk e pashë kur erdhi,

ndjeva një ngrohtësi në fytyrë. Kur e kuptova të vërtetën, nuk mund të rrija dot pa dalë nga roli, nisa të buzëqeshja. U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që qenushi po më dhuronte puthje. Ishte një moment shumë emocionues për mua që nuk do ta harroj kurrë,” shtoi aktori.

Asnjë nga ekipi i xhirimit apo spektatorët nuk u mërzitën për ndalesën e shkurtër të aktrimit, por të gjithë dukeshin të kënaqur nga kjo ndodhi e papritur.

Qenushi endacak u shoqërua jashtë skenës së aktrimit nga një pjesëtar i stafit dhe të gjithë njerëzit e përshëndetën me dorë.