“Hero” i luftës në Ukrainë/ Qeni Patron i shpëton njerëzit nga minat shpërthyese

“Hero” i luftës në Ukrainë/ Qeni Patron i shpëton njerëzit nga minat shpërthyese

Ushtria ukrainase ka afruar në kontingjentin e tyre qenë të trajnuar për gjetjen e minave.

Ushtarët, i lëshojnë këto kafshë në fusha të hapura, në mënyrë që të gjejnë objektet shpërthyese e për t’i shpëtuar një sulmi vdekjeprurës. Ata kanë prezantuar së fundmi qenin e njohur me emrin Patronin.

Ai është dy vjeç dhe ka arritur të gjejë jo pak mina, duke shpëtuar kështu shumë jetë njerëzish.

“Njihuni me Patronin. Ai është dy vjeç, një shpirt luftarak që qëndron pranë ekipit të piroteknikëve të Chernihiv. Ai i shoqëron ushtarët kudo dhe arrin të gjejë shumë mina. Ka qejf djathin, ndaj dhe djemtë tanë e përkëdhelin disa herë”, thuhet në shkrimin e ushtarëve.