Hoqi dorë nga misioni për mbrojtjen e kafshëve? Dean Schneider tregon çfarë ndodhi në jetën e tij

Hoqi dorë nga misioni për mbrojtjen e kafshëve? Dean Schneider tregon çfarë ndodhi në jetën e tij

Dean Schneider është tashmë i famshëm në rrjetet sociale, për mënyrën e tij të jetës aspak të zakontë. Edhe pse drejtonte një kompani sigurimesh shoqërore mjaft të suksesshme në vendlindjen e tij Zvicër, një ditë ai vendosi që të linte pas gjithçka dhe të krijonte shtëpinë e tij të re në Afrikën e Jugut.

Kjo, për faktin se ishte i dashuruar me botën e egër dhe kafshët. Pasi hapi fermën e tij gjigande të ashtuquajtur Hakuna Mipaka, Dean tregon çdo ditë nga bashkëjetesa e tij me luanë, hiena, majmunë e lloje të ndryshme kafshësh.

Një mungesë disa mujore postimesh në rrjetet sociale së fundmi shqetësoi fansat, me disa prej tyre duke u treguar edhe kritikë duke menduar se ishte lodhur nga ajo mënyrë jetese dhe se tashmë kishte e kishte braktisur. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe këtë sigurohet ta tregojë vetë Dean nëpërmjet një letre të postuar në Instagram.

Letra e postuar

Përshëndetje familja e madhe Hakuna Mipaka

Shpresoj t’ju gjej të gjithëve mirë, të lumtur e me shëndet. U bë disa kohë që nuk jam shfaqur personalisht në Instagram dhe prandaj e ndjeva të nevojshme t’ju tregoj se çfarë ka ndodhur me jetën time së fundmi.

Muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues për mua, pasi jam përballur me ndodhi të papritura e aspak të rehatshme. 5 muaj më parë, pothuajse humba babain tim nga kanceri. Pas shumë peripecish ai vazhdon të luftojë për jetën e tij. Të shohësh familjen të vuajë në distancë nuk është ndjesi e mirë. Është e vështirë të jesh prezent me ta, ndërkohë që drejton një fermë të tërë kafshësh të egra në Afrikë të Jugut, e je përgjegjës për shumë jetë, të vetë kafshëve por edhe të punonjësve.

Kjo është arsyeja pse kam udhëtuar shpesh në Zvicër në muajt e fundit sepse kam dashur të jem pranë familjes time përpara se të ishte shumë vonë. Nga ana tjetër, shumë njerëz filluan të ankohen në rrjete sociale dhe u shprehën se jam bërë përtac dhe se kafshët nuk janë më prioritet në jetën time. Por atyre njerëzve u them, të kini kujdes kur gjykoni të tjerët pa ditur se çfarë po heqin. Po, prioritetet e mia u zhvendosën në këtë momento të vështirë, sepse familja është më e rëndësishme se rrjetet sociale. Ama misioni im për të mbrojtur kafshët ka mbetur gjithnjë i njëjtë.

Por, kjo nuk është e gjitha!

I kam qëndruar besnik misionit tim dhe kam shpenzuar energji, kohë e para për postimet e përditshme. Për të shpërndarë idenë se jeta e egër është shumë e rëndësishme për planetin tonë. Këto mijëra video që unë kam publikuar bashkë me Noah, kanë inspiruar miliona njerëz në të gjithë botën. Ishin pikërisht këto video që më bënë mua të famshëm dhe më dërguan në emisione televizive që as nuk e kisha menduar kurrë se do të isha. Njerëz më njohin rrugës dhe kërkojnë foto me mua. Megjithatë asnjë nuk e di, që nga e gjithë kjo, nuk jam pasuruar. Kam lexuar në media shumë njerëz që thonë se tashmë Dean është multimilioner. Por e vërteta është se nga rrjetet sociale kam filluar të paguhem vetëm në fund të vitit të kaluar. Ferma Hakuna Mipaka dhe mirëmbajtja e kafshëve, gjë që nuk është e lehtë për kafshë të këtij lloji, janë mbuluar nga unë. Dhe më duhet të përmend edhe donacionet.

Fillova të ndjeja presionin financiar dhe më duhej të mendoja për burime alternative të ardhurash, për t’u kujdesur për Oazin tim, kafshët, punonjësit e mi. Falë donacioneve kemi mundur të qëndrojmë mbi sipërfaqe të ujit, por kanë qenë kohë shumë të vështira përsa i përket aspektit financiar.

Dhe për të gjithë ata që mendojnë se është e lehtë të xhirosh me kafshët, duhet të kuptoni se ata nuk janë objekte apo njerëz që sillen ashtu sic i komandoj unë. Bëhen shumë xhirime dhe duhet shumë kohë për  të kapur ato momente pikante ose që juve ju bëjnë të qeshin në fund.

Dua që kjo letër të shkojë për të gjithë ju që humbët besimin tek unë.

Hakuna Mipaka nuk është thjesht një brand apo ide, është qëllimi i jetës sime, një stil jetese që nuk do ndryshojë kurrë

Dean