7 këshilla si duhet të kujdeseni për katërputroshët gjatë stinës së verës

7 këshilla si duhet të kujdeseni për katërputroshët gjatë stinës së verës

Po vjen vera! Kujdes miqtë me katër këmbë! I nxehti ka një ndikim negativ te kafshët shtëpiake, ndaj duhet t`i ruajmë ato nga goditjet e nxehtësisë dhe jo vetem. Ja se si…

Kur i lë në makinë

S`mjafton të parkosh në hije apo të lësh dritaret pakëz hapur. Kabina nxehet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ujë në dispozicion

Uji është thelbësor për jetën e kafshëve. Ato mund të jetojnë disa ditë pa ngrënë, por nuk do të mbijetonin më gjatë se dy ditë pa ujë.

Mos i qethni

Qimet sigurojnë izolim termik e për pasojë, i mbrojnë kafshët nga i nxehti. Mos e qethni plotësisht qenin tuaj.

Shëtitjet

Nxirrini shëtitje kafshët në orët më të freskta, në mëngjes dhe mbrëmje. Nëse jeni të detyruar t`i nxirrni në orët e pikut, mbaniji jashtë maksimumi 10 minuta.

Dielli

Kafshët janë të pandërgjegjshme, ndaj dalin spontanisht në diell. Në këtë rast duhet ndërhyrë duke i spostuar në një vend me hije ose duke i freskuar me ujë, veçanërisht në kokë. Qentë me qime të zeza janë më të kërcënuarit nga dielli, sepse e zeza thith rrezet.

Nëse kur ktheheni në makinë e gjeni qenin të axhituar e me frymëmarrje të përshpejtuar, me shumë mundësi është goditur nga dielli. Nxirreni jashtë, lëreni të qetësohet në një vend të freskët dhe lageni me ujë. Freskoni makinën, pastaj sapo kafsha të ketë marrë disi veten, çojeni te veterineri.

Dieta

Alterno dietën e qenit apo maces tënde. Nëse gjatë dimrit kanë pasur një dietë më të rënduar, në verë dieta duhet të jetë sa më e lehtë. Për macet këshillohen më tepër ushqimet e lëngshme se të thata.

Dehidratimi

Kurrë mos i jepni qenit apo maces shumë ujë kur ka etje, pasi kjo mund t`i shkaktojë probleme në veshka dhe sistemin intestinal. Nëse e keni vënë re, në urgjencë qenit nuk i shuajnë etjen por e zhysin në vaskë me ujë dhe akull për ta freskuar.