Në kujtim të Mbretëreshës dhe dashurisë së saj të përjetshme për kafshët

Në kujtim të Mbretëreshës dhe dashurisë së saj të përjetshme për kafshët

Ndërsa kombi po i jep lamtumirën e fundit Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, një vëmendje të veçantë kërkon edhe dashuria e saj për kafshët. Që në moshë të re, Mbretëresha Elizabeth kishte një afrimitet dhe lidhje të thellë me kafshët. Nga grupi i saj i madh me qenushë Corgi, Dorgi apo dhe Dachshund, tek mbi 100 kuaj, këto tregonin pasionin e saj që nuk i shteroi kurrë.

Kur ishte princeshë, për 18-vjetor në vitin 1944, iu dhurua qenushi i saj i parë, një Corgi i quajtur Susan. Por Elizabeth nuk u mjaftua me kaq, por për 78 vitet e ardhshme e shtoi numrin e Corgi-ve të saj deri në 30.

Dy Corgi-t e fundit, Muick dhe Sandy, iu dhuruan Mbretëreshës në vitin 2021 nga fëmijët e saj, pas vdekjes së Philip-it.

Pasioni i Mbretëreshës Elizabeth për kuajt ishte gjithashtu i njohur dhe i lindur që në moshë të re. Gjatë gjithë jetës ajo zotëronte kuaj garash por edhe poni tradicionalë të malësisë.

Kali i saj i parë, një Shetland, ishte një dhuratë për Elizabeth kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Elizabeth solli gjithashtu lëvizjen Monty Robert’s Natural Horsemanship në Mbretërinë e Bashkuar me shpresën për të rritur përgjegjësinë dhe sjelljen e duhur ndaj kuajve, praktikë së cilës po i rritet popullariteti dita ditës.

Më shumë se vetëm pronare kafshësh, Mbretëresha Elizabeth ishte e përfshirë në mënyrë aktive në disa organizata kafshësh. Ajo mbajti një përkushtim të përjetshëm për mirëqënien e kafshëve.