Përmasat e penalizuan/ Gjigandi 6-metrosh Basher gjen më në fund shtëpi

Përmasat e penalizuan/ Gjigandi 6-metrosh Basher gjen më në fund shtëpi

Një qen gjigand mastiff, gati 6 metra, më në fund ka gjetur një shtëpi të përhershme pas një jete tragjike të kaluar në qendrat e shpëtimit.

Qenushi 60-kilogramësh, i quajtur Basher, luftonte prej kohësh për të gjetur një pronar, dhe për këtë problem ishte madhësia trupore.

Ai u shpëtua fillimisht kur ishte një këlysh i vogël në janar të vitit 2020, por qeni tashmë 2-vjeçar u rrit shpejt duke arritur 6 metra lartësi kur ngrihet me këmbët e pasme.

Që kur arriti madhësinë e tanishme, ai jetonte në qendrat e strehimit të RSPCA, derisa doli dikush që ta adoptojë.

RSPCA shkroi në Twitter: “I dhamë lamtumirën sot djaloshit tonë të madh Basher, ai po niset për në shtëpinë e tij të re. I jemi shumë mirënjohës pronarit të ri të Basher, dhe e dimë që do të jenë shumë të lumtur sëbashku”.

Kjo është hera e dytë për qenin gjigand, i cili u adoptua për një periudhë të shkurtër kohore nëntorin e kaluar, por pronari nuk mundi ta përballonte më dhe e ktheu sërish.

Por, këtë herë Basher do të ketë 7 hektarë sipërfaqe për të luajtur edhe me qenushë të tjerë.

Basher është përshkruar si një nga qentë më të dashur që ekziston. Ai emocionohet më së shumti kur sheh zogj dhe i pëlqen të përqafohet nga njerëzit.

Nicole Doige nga RSPCA në Cornwall tha: “Basher është shumë i lumtur për momentin. Ai qëndroi për një kohë të gjatë me ne dhe ishte pjesë e familjes, por është më mirë ta shohësh atë në shtëpinë e tij të re”.