Qentë dallojnë stresin, arrijnë të nuhasin aromat kimike që lëshon njeriu

Qentë dallojnë stresin, arrijnë të nuhasin aromat kimike që lëshon njeriu

Qentë e shohin botën përmes hundës së tyre. Aftësia e tyre e jashtëzakonshme për të njohur aromat specificike – shumë më e fortë se e njerëzve – i ndihmon ata të gjejnë bomba, armë, drogë, mbetje njerëzore e deri te disa sëmundje të njerëzve. Një studim i bërë ka zbuluar se qentë janë të jashtëzakonshëm edhe në nuhatjen e stresit tek njerëzit.

Qentë arrijnë të nuhasin ndryshimet në frymëmarrjen dhe djersën e njeriut dhe me saktësi të lartë, identifikojnë aromat kimike që njerëzit lëshojnë kur ndihen të stresuar.

Gjetjet ofrojnë njohuri më të thellë të marrëdhënies njeri-qen dhe shtojnë bindjen se si qentë i perceptojnë dhe ndërveprojnë me gjendjet psikologjike të njeriut, thotë Clara Wilson, një studente doktorature në shkollën e psikologjisë së Universitetit të Belfast.

Hulumtimi i fundit shton një numër në rritje të provave që lidhen me sjelljen e qenve, mënyrën se si qentë shohin, mendojnë dhe nuhasin dhe efektet e tyre pozitive psikologjike.

Qentë mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë duke lehtësuar ankthin dhe simptomat e depresionit. Kjo është arsyeja pse ata shpesh përdoren për të ndihmuar njerëzit me çrregullime ankthi ose ata që shërohen nga traumat.

Aftësia e qenve për të nuhatur stresin e njeriut mund të jetë e vlefshme në trajnimin e qenve të shërbimit dhe terapisë, të cilët tani kryesisht u përgjigjen shenjave vizuale.