“Më fal që po të le, më duhet të largohem”/ Momenti i dhimbshëm kur kujdestari ndahet me shimpazenë që i shpëtoi jetën

“Më fal që po të le, më duhet të largohem”/ Momenti i dhimbshëm kur kujdestari ndahet me shimpazenë që i shpëtoi jetën

Një shimpanze dhe njeriu që i shpëtoi jetën 25 vite më parë janë filmuar duke dhënë lamtumirën e fundit mes tyre.

Eduardo Sacasa, drejtori i kopshtit zoologjik të Nikaraguas u pa t’i jepte plot dashuri lamtumirën mikut të tij Pimpo, duke i mbajtur duart dhe duke i thënë se tani duhej të largohej.

Dyshja kaloi kohë të mirë sëbashku për çerek shekulli, por fatkeqësisht erdhi koha që ata u detyruan të largoheshin pasi qeveria e Nikaraguas mori kontrollin e kopshtit zoologjik.

Imazhet e lamtumirës së tyre shohin shimpazenë 38-vjeçare Pimpo që puthet në kokë nga Eduardo, i cili është gjithashtu veterineri kryesor i kopshtit zoologjik.

“Kam ardhur të të them lamtumirë,” me këto fjalë i drejtohet Eduardo mikut të tij.

“Sillu mirë kur ne mos të jemi këtu, more vesh? Do u themi që të të japin sa më shumë dashuri. Pimpo, më vjen keq që po të le…Më fal shumë, nuk e ke idenë sa më dhemb,” i thotë Eduardo.

“Ishte 11-muajsh kur e morëm, dhe  tani është 38 vjeç. E takova në vitin 1997 kur morëm në menaxhim kopshtin zoologjik.

Që nga dita e parë që u takuam, kishim një kimi të mirë dhe gradualisht fitova dashurinë dhe miqësinë e tij,” tregon Edi.

Por jeta nuk ka qenë gjithnjë e drejtë për Pimpon. Para se ai të transferohej në kopshtin aktual, më parë ndodhej në një tjetër kopsht ku nuk kujdeseshin si duhet për të.

Ai kishte një plagë të madhe, gjë që nuk ishte vënë re fare nga kujdestarët e tij të atëhershëm.

Por sapo Eduardo e pa, e mori i shpëtoi jetën, dhe u kujdes për të si miku më i mirë.