Me dhëmbë të thyer dhe mbipeshë, austriakët i shpëtojnë jetën ariut të burgosur 20 vite në restorantin në Tiranë

Me dhëmbë të thyer dhe mbipeshë, austriakët i shpëtojnë jetën ariut të burgosur 20 vite në restorantin në Tiranë

Ariu i fundit i murrmë i Shqipërisë u shpëtua nga një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të mërkurën dhe do të dërgohet në një vend të sigurt në Austri. Organizata “Katër Putrat” kanë bërë gati të gjitha dokumentet që ariu 24-vjeçar, i quajtur Mark të niset drejt Austrisë. Veterinerja kryesore e grupit, Julia Bohner tha:

Jam shumë e sigurt se nëse matim rrahjet e tij të zemrës tani, ai do të jetë shumë i stresuar.

Veterineria kryesore Julia Bohner e qetësoi Markun përpara se ta fuste në furgonin që do ta çonte në qendrën Arbesbach, 150 kilometra (90 milje) në perëndim të Vjenës.

Ariu i fundit që u mbajt në një kafaz kaq të vogël, ne do ta shpëtojmë sot.

Marku u mbajt në një kafaz prej 120 metrash katrorë për 20 vjet në një restorant në kryeqytet, Tiranë. Nuk ka asnjë të dhënë se si ai u kap fillimisht. Organizata e shpëtimit tha se ariu ishte ushqyer me ushqim të papërshtatshëm, gjë që e kishte bërë atë mbipeshë dhe dhëmbët i ishin thyer.

Ne gjithashtu shohim se ai nuk po ecën siç duhet, nuk po sillet siç duhet.

Tani Marku 250 kg është mbipeshë dhe ka vështirësi në lëvizje. Për shkak të mërzisë dhe stresit ai ka zhvilluar çrregullime ankthi, duke u bërë agresiv dhe duke u shqetësuar me zhurmën më të vogël. Gjendja e tij u përkeqësua kur Liza vdiq. Hiqmet Murati, rojtari i arinjve për 20 vjet tha:

Marku nuk mund të ndalonte së qari për dy ose tre muaj. Pronarët madje e lanë çiftin të çiftëzohej, por asnjë nga këlyshët nuk mbijetoi sepse prindërit e tyre të stresuar i kafshuan për vdekje.

Në Austri, Mark do të ketë një rrethim natyror prej 2,500 metrash katrorë, me shkurre, pemë, mundësi për të lëvizur dhe kujdesin e duhur ushqimor dhe mjekësor.

Më shumë se 30 arinj të mbajtur pranë restoranteve dhe vendeve të tjera publike në Shqipëri janë shpëtuar që nga viti 2015. Organizata “Katër Putrat” shpëtuan 11 prej tyre, ndërsa të tjerët u dërguan në vende të sigurta ose kopshte zoologjike në Belgjikë, Gjermani, Itali, Greqi dhe Britani në bashkëpunim me të tjera organizata. Organizatat e kafshëve të egra duan që autoritetet të forcojnë dhe zbatojnë legjislacionin, por gjithashtu të punojnë për tregtinë e paligjshme në rritje të kafshëve të egra.