Malinois belg, shkencëtarët e shpallin si qenin më të zgjuar

Malinois belg, shkencëtarët e shpallin si qenin më të zgjuar

Me instinktin e tij për ruajtjen e bagëtive, Border Collie shpesh mendohet si qeni më i zgjuar në botë, por shkencëtarët tani kanë zbuluar se Malinois belg mund të jetë qeni më inteligjent.

Një Malionis është një zgjedhje e zakonshme për ata që kanë nevojë për qen nuhatës, roje dhe policie, dhe tani të dhënat tregojnë se ata janë zgjidhja perfekte pasi janë të pavarur, zgjidhës të problemeve, të shpejtë për t’u përgjigjur dhe të aftë në leximin e njerëzve.

Më shumë se 1000 qen nga 13 raca të ndryshme u rekrutuan dhe kompetenca e tyre në 10 detyra (shtatë njohëse dhe tre të sjelljes) u vlerësua nga ekspertët që kishin krijuar baterinë e testeve smartDOG.

“Shumica e racave kishin pikat e tyre të forta dhe të dobëta,” tha për The Telegraph zonja Saara Juntila, autore e studimit dhe një studiuese e doktoraturës në njohjen e qenit në Universitetin e Helsinkit.

“Për shembull, Labrador Retriever ishte shumë i mirë në leximin e gjesteve njerëzore, por jo aq i mirë në aftësinë për zgjidhjen e problemeve hapësinore.

“Disa raca, si Shetland Sheepdog, shënuan rezultate mjaft të barabarta në pothuajse të gjitha testet, d.m.th., ata nuk kishin rezultate as shumë të larta dhe as shumë të ulëta për ndonjë test.

Bariu belg Malinois u dallua në shumë nga detyrat njohëse, duke pasur rezultate shumë të mira në shumicën e testeve,” shtoi autorja e studimit Dr Katriina Tiira, pronare dhe shefe ekzekutive e smartDOG.