Balashi humbi jetën sot pasi u qëllua me armë/ Shqiptarët nuk kursejnë as kafshët

Balashi humbi jetën sot pasi u qëllua me armë/ Shqiptarët nuk kursejnë as kafshët

Përveç vrasjeve të shumta që kanë tronditur vendin, një tjetër problem, jo më pak i rëndësishëm në Shqipëri, është dhe keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një biznes agro-turizmi në Ersekë, ku një kalë është vrarë me armë gjahu. Ngjarja është zbuluar nga vetë pronarët e biznesit, të cilët kanë shprehur dhimbjen, por edhe revoltën për këta njerëz që kanë kryer aktin e rëndë.

“Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme.

Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.
Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme.
Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë.
I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik.”– shkruhet në postim.

https://www.instagram.com/p/Cn4EMgXNHz9/?utm_source=ig_web_copy_link