Të arrish në ishull të izoluar, ky luan mali bëri diçka të papritur

Të arrish në ishull të izoluar, ky luan mali bëri diçka të papritur

Luanët e malit nuk njihen si kafshë që notojnë mirë apo dhe të notojnë në distanca të gjata. Megjithatë diçka e papritur ka ndodhur. Një puma e re mashkull ka notuar për një distancë të konsiderueshme nga shteti i Uashingtonit në SHBA në një ishull të pabanuar të quajtur Puget Sound.

Puma kishte përshkuar një rrugë gjarpëruese nëpër periferi të Olimpias dhe përgjatë bregut para se të dilte në det. Kjo shtyu studiuesit të hulumtojnë më shumë mbi të ashtuquajturit luanët malorë. Ata kërkuar gjithashtu të dhënat historike dhe gjetën prova të luanëve malorë në katër ishuj të tjerë. Këta luanë shpesh ndërmarrin udhëtime të vështira e të gjata në kërkim të një territory të ri, siç ishte rasti i Nolan-it.

“Ne po mundohemi të shohim ndryshe luanin e malit në mendjet tona tashmë, si një kafshë që është e aftë të notojë,” thotë bashkëautori i studimit Mark Elbroch.

Gjetjet u bënë si pjesë e Projektit Olimpik Cougar, një koalicion i gjerë studiuesish të angazhuar për ruajtjen dhe kërkimin e luanëve malorë, si dhe identifikimin dhe mbrojtjen e korridoreve të kafshëve të egra.

Foto nga: TIM MELLING

Nolan, të cilin shkencëtarët e identifikuan në janar të vitit 2020 sëbashku me nënën e tij, vijoi të jetojë vetëm në prill të atij viti. Ai gjente rrugën e vet në disa qytete të ndryshme në veri të Olimpias.

Më pas, mes orës 02.00 dhe 06.00 të mëngjesit të 14 korrikut, ai notoi për në ishullin Suqnxin, një pjesë toke e pabanuar në Puget Sound. Mjerisht, Nolan u qëllua dy javë më vonë gjatë një gjuetie ligjore.

Përshtatshmëria e mahnitshme

Meqënëse numri i luanëve të malit është shumë më i ulët se dikur dhe kjo kafshë mundohet të shmangë njerëzit, sjelljet të ndryshme si noti mbeten të nënvlerësuara.

Udhëtimi i Nolan dhe të gjitha të dhënat të prodhuara nga Projekti Olimpik Cougar do të ndihmojë më shumë studiuesit të kuptojnë se si udhëtojnë luanët malorë.