Bobi thyen rekordin Guinness si qeni më i vjetër në botë

Bobi thyen rekordin Guinness si qeni më i vjetër në botë

Një qen portugez 30-vjeçar është emëruar si më i moshuari në botë nga Rekordet Botërore Guinness – duke mposhtur një rekord që qëndronte prej një shekulli.

Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo – një racë që ka një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Qeni i mëparshëm më i vjetër ishte Bluey i Australisë, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj.

Më 1 shkurt, Bobi mbushi 30 vjeç e 226 ditë dhe thuhet se po gëzon shëndet të mirë për moshën e tij.

Mosha e tij është vërtetuar nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Ai ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregut perëndimor të Portugalisë, pasi lindi me tre vëllezër e motra në një ndërtesë.

Leonel Costa, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç, tha se prindërit e tij kishin shumë kafshë.

Leonel dhe vëllezërit e tij e mbajtën të fshehtë ekzistencën e qenit nga prindërit e tyre derisa ai u zbulua përfundimisht dhe u bë pjesë e familjes, të cilët e ushqejnë atë me të njëjtin ushqim që hanë vetë.

Përveç frikës në vitin 2018, kur ai u shtrua në spital pasi u rrëzua papritur për shkak të vështirësisë në frymëmarrje, Costa thotë se Bobi ka shijuar një jetë relativisht pa probleme dhe beson se sekreti i jetëgjatësisë së tij është “mjedisi i qetë dhe paqësor” ku ai jeton.