Messi, i ftuari VIP në çmimet Oscars

Messi, i ftuari VIP në çmimet Oscars

Për muaj të tërë, Messi – jo futbollisti – por një border collie 7-vjeçar, ka vjedhur zemrat e publikut për portretizimin e tij tërheqës të Snoop-it, një qen shërbimi për një djalë të verbër, në një thriller francez të quajtur “Anatomy of a Fall”. Të dielën mbrëma, teksa yjet më të mëdhenj të Hollyëood u mblodhën në teatrin “Dolby” për çmimet Oscars, Messi rrëmbeu vëmendjen e shfaqjes me buzëqeshjen e tij dhe duartrokitjet që jepte për nominimet.

I veshur me një papijon të zi, Messi herë pas here tregohej teksa në dukje duartrokiste në sallën e mbyshur me yje gjatë monologut hapës, moment që shumë shpejt u bë viral.

Edhe pse këto ishin pjesë të xhiruara më parë me putra të rreme, nuk e ulën aspak entuziasmin për qenushin, i cili shërbeu si maskota e preferuar e fansave për “Anatomy of a Fall”, që fitoi çmimin “Skenari më i mirë origjinal” në Oscar.

Gjithçka filloi në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar, kur Messi-t iu dha Palm Dog, një çmim jozyrtar që njeh performancën më të mirë të qenit – një fitore e dukshme në një vit konkurrues – ndërsa Anatomy of a Fall mori Palmën e Artë.

Që atëherë, vëmendja ndaj Messi-t është rritur në Hollywood, duke lënë në befasi edhe trajnerin e tij.

“Në Francë patëm një sërë intervistash,” thotë Martin për Hollywood Reporter, “por ajo që po përjetojmë në SHBA, me këtë vëmendje për qenushin dhe aktrimin e tij, shkon përtej çdo gjëje që kemi pritur. Është ndoshta maksimumi që mund të arrish në këtë fushë”.

Gjatë udhëtimeve të tij në Los Anxhelos gjatë javëve të fundit, Messi bëri një punë serioze. Në shkurt, ai ndoqi një lexim të drejtpërdrejtë të skenarit të “Anatomy of a Fall”, ku ai përsëriti rolin e tij si Snoop, përballë yjeve të ftuar si Bob Odenkirk dhe Olivia Wilde.

Më pas, ai u dashurua me më shumë të famshëm në drekën e të nominuarve për Oscars, ku u pa duke ndërvepruar me Bradley Cooper, Billie Eilish dhe Ryan Gosling.

Përpara se ceremonia e Oscars të fillonte të dielën, drejtuesi i emisionit Jimmy Kimmel u ul me Messin për të kaluar pak momente me të, siç tregohet në një video promovuese të postuar në llogarinë e Kimmel në Instagram, me Messin që leh – me sa duket në shenjë miratimi – në një shaka për vitet e qenit.

Messi gjithashtu gjeti kohë për të ndihmuar Kimmel të vazhdojë grindjen e tij të famshme me Matt Damon, me një video të shkurtër të transmetuar në fund të ceremonisë që tregon Messin duke u urinuar mbi yllin e Damon në Hollywood Walk of Fame.

Roli tjetër i Messi-t thuhet se është në një shfaqje televizive franceze, por ai dukej se po mësohej me stilin e jetës së Hollywood.