9 këshilla për t`i mësuar pastërtinë qenit tuaj

9 këshilla për t`i mësuar pastërtinë qenit tuaj

Këshilla 1:
Të gjitha qentë kanë një kontroll shumë të kufizuar të fshikëzës së tyre. Nëse ju keni një qenush nën 3 muaj atëherë ai do ti duhet të urinojë rreth çdo 30 minuta.

Këshilla 2:
Edhe qentë e rritur mund të mësojnë pastërtinë. Nëse hasni probleme me një qen të rritur, atëherë duhet të filloni të aplikoni të njëjtat teknika themelore si ato të dedikuara qenushëve të vegjël.

Këshilla 3:
Qentë pëlqejnë të flenë në një vend të pastër. Mos harroni se një qenush kurrë nuk do të shkojë të flejë I ndotur. Është për këtë arsye që ju duhet të vendosni konen që në fillim në një kafaz.

Këshilla 4:
Rutina do ta ndihmojë konen tuaj për të mësuar më shpejtë. Duke ushqyer konen në një orar të caktuar, ju do ta ndihmoni atë që të kryejë nevojat e tij në një orar të rregullt.

Këshilla 5:
Të ndëshkosh konen pas një aksidenti nuk shërben absolutisht për asgjë. Konia nuk do ta kuptojë pse ju po e qortoni, edhe në qoftë se incidenti ka ndodhur 2 minuta para.

Këshilla 6:
Sekreti i një mësimi të suksesshëm qëndron tek koha. Detyra juaj është që të nxirrni shëtitje konen në vendin dhe kohën e duhur.

Këshilla 7:
Ushqejeni dhe nxirreni shëtitje qenin në orare të caktuara. Jinni të disiplinuar përndryshe trajnimi do të jetë kaotik.

Këshilla 8:
Gjithmonë qëndroni i qetë pas një aksidenti (jashtëqitje). Mos shani, sepse do të merrni të kundërtën e rezultatit që dëshironi. Jinni këmbëngulës dhe të qetë.

Këshilla 9:
Jini i vetëdijshëm për disa rrethana të caktuara. Lëvizja nga shtëpia, një ndryshim i dietës, ardhja e një anëtari të ri në familje … të gjitha këton mund ta bëjnnjë process të vështirë.