Këshilla kundër vapës për macet dhe qentë

Këshilla kundër vapës për macet dhe qentë

Ndonjëherë, t’ju sigurosh kafshëve ushqim, strehim dhe kujdes veterinar, nuk mjafton. Ato kërkojnë edhe përkujdesje të përditshme, sidomos tani në verë kur temperaturat janë të papërballueshme. Ne po ju sjellim disa këshilla të thjeshta të cilat do të ndihmojnë qenin apo macen tuaj për të përballuar këtë stinë të nxehtë…

1. Rëndësia e ujit

Duhet që qeni dhe macja të kenë gjithmonë në dispozicion një tas me ujë i cili duhet të ndërrohet disa herë në ditë, ndërsa ai duhet të lihet në vende të arritshme për ta. Uji duhet të jetë i freskët, por asnjëherë i ngrirë!

2. Jo ajër të kondicionuar, por ventilator

Kushtojini vëmendje ajrit të kondicionuar, sepse mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e mikut tonë me katër këmbë. Më mirë është të përdorni një ventilator të drejtuar lart, në tavan. Në këtë mënyrë, ventilatori do të qarkullojë ajrin dhe do të krijojë freski, pa ndryshuar kushtet mjedisore.

3. Krem mbrojtës për hundën e qenit? Jo, në asnjë mënyrë!

Edhe pse ndonjëherë mund ta keni bërë këtë, në të vërtetë ju kurrë nuk duhet të aplikoni krem në hundën e qenit. Instinkti i tij është që të nuhasë dhe të fusë turiçkat për të gërmuar ndonjë gjë, por gjithsesi rreziku i intoksikimit nuk duhet të neglizhohet. Në zona të veçanta ai mund të ketë të nevojshëm përdorimin e spërkatësve kundër mushkonjave, por aplikimi duhet të kufizohet te sytë.

4. “Operacioni” këmbë të freskëta

Majat e gishtave janë e vetmja zonë (përveç gjuhës), që qentë dhe macet përdorin për të ulur temperaturën e trupit. Kështu që është një ide e mirë t’ia rifreskoni këmbët me ujë të freskët ose më një leckë të lagur apo sfungjer.

5. Më shumë vëmendje për këlyshët

Këlyshët e ndiejnë më shumë të nxehtin se sa të rriturit, kështu ata kanë nevojë që të gjitha masat e propozuara më sipër të ndiqen me përpikëri.

6. Ambientet e mbyllura

Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe udhëtimeve me makinë apo ambienteve të mbyllura, si verandave apo tarracave të mbyllura, për shkak se kafshët mund të përballen me një të nxehtë edhe më të madh, apo nga një “goditje e të nxehtit” që është e ndryshme nga një “goditje dielli”. Kjo verifikohet kur kafsha është në një ambient të mbyllur, të paventiluar dhe të nxehtë dhe që nuk ka asnjë mënyrë për të ulur temperaturën e tij, përveçse nëpërmjet frymëmarrjes dhe pulpave të gishtave. Pra lëvizja e ajrit është shumë e rëndësishme për kafshët, e sidomos për qenin dhe macen.

7. Bëjini shëtitje, por në orët e duhura

Qeni nuk duhet të nxirret asnjëherë shëtitje gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ju mund të bëni ndonjë shëtitje të shkurtër për nevoja imediate, por mos bëni ecje të gjata. Ideale do të ishte një shëtitje herët në mëngjes, ose në darkë, por gjithmonë përpara se të ushqehen. Kështu që, fillimisht një shëtitje e këndshme dhe më pas një ushqim i mirë, shumë ujë të freskët në dispozicion dhe pastaj pushim.

8. Ushqimet

Këshillohet që qenin apo macen ta ushqeni në orët e freskëta të ditës, herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Jepini ushqim të butë. Macet duhet të kenë gjithmonë në dispozicion një tas me ushqim, përveçse me ujë. Ndërsa për qentë vlen të thuhet se ata duhet të udhëhiqen për të ecur gjithmonë përpara se të hanë.

9. Të ruani ushqimin

Është e rëndësishme të kujtoni se ushqimi i butë prishet më shpejt, ndaj është e nevojshme që ushqimin ta ndani në pjesë të vogla, kështu nuk mbeten të lëna në tas. Produkti që mbetet mund të ruhet në frigorifer maksimumi për 2-3 ditë dhe duhet të lihet përsëri në temperaturën e ambientit.

10.Rreziku i qëndrimeve në makinë

Mos e lini kurrë kafshën tuaj të mbyllur në makinë, as edhe në periudha të shkurtra kohe. Në verë temperaturat në pjesën e vendit të pasagjerit janë të papërballueshme. Ato mund të shkaktojnë edhe ngordhjen e qenit apo të maces.