777 CHARLIE – Historia e pabesueshme që tregon lidhjen e njeriut me qenin

777 CHARLIE – Historia e pabesueshme që tregon lidhjen e njeriut me qenin

Një film tepër emocionues që tregon lidhjen e ngushtë midis një njeriu dhe qenit të tij.

Historia flet për një djalosh të vetmuar, që nuk i gëzohet asgjëje në jetë. Çdo ditë për të është boshe dhe është mësuar ta kalojë në komoditetin e vetmisë së tij.

Fytyrëngrysur shkon çdo ditë në punë e asnjë nga fqinjët nuk e përshëndet. Shtëpinë e ka një rrëmujë totale, me shishet e birrës dhe bishtat e cigares që gjenden kudo nëpër dysheme.

Por jeta e tij ndryshon 180 gradë pasi rastësisht një qenush labrador bëhet pjesë e pandarë e tij.

Charlie i jep një perspektivë të re jetës së Dharmas dhe udhëtimi i tyre jetë-ndryshues tregon pjesën tjetër të historisë.