“Comedy Pet Photo Awards 2024”, shpallen fituesit për foton më humoristike të kafshëve shtëpiake

“Comedy Pet Photo Awards 2024”, shpallen fituesit për foton më humoristike të kafshëve shtëpiake

‘Comedy Pet Photo Awards’ kanë shpallur fituesit e tyre për edicionin e këtij viti të konkursit. Në vitin e tij të pestë, konkursi vjetor i fotografive fton të apasionuarit pas kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të tregojnë fotot më humoristike të katërputroshëve të tyre.

Themeluar nga Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam, këto çmime synojnë të kremtojnë gëzimin dhe rolin thelbësor që kafshët shtëpiake sjellin në jetën tonë, duke rritur gjithashtu ndërgjegjësimin për mirëqenien e tyre.

Michelle Wood, e cila ndihmon në organizimin e çmimeve, tha: Kemi pasur një konkurs fantastik këtë vit, me kaq shumë hyrje vërtet të mira nga e gjithë bota.

“Në një botë që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, kafshët tona shtëpiake janë e vetmja konstante në jetën tonë që kanë kuptim dhe janë një burim jetik mbështetjeje, gëzimi dhe lumturie.” shtoi Wood.