Janë vetëm shtatë të tillë në botë, ka lindur aligatori i bardhë jashtëzakonisht i rrallë

Janë vetëm shtatë të tillë në botë, ka lindur aligatori i bardhë jashtëzakonisht i rrallë

Një aligator jashtëzakonisht i rrallë i bardhë ka lindur në një park kafshësh në Orlando të Floridës.

Zvarraniku femër është 49 centimetra i gjatë dhe tani është një nga vetëm shtatë aligatorët e bardhë në botë, sipas zyrtarëve të parkut.

Aligatorët leucistë janë variacioni më i rrallë gjenetik i aligatorit amerikan, janë më të rrallë edhe se aligatorët albino që kanë sy rozë dhe mungesë të plotë të pigmentit.

“Është diçka shumë më tepër se e rrallë, është absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë Mark McHugh, president dhe CEO i Gatorland.