Ndaloi për të lindur, delja udhëton 100 km për të gjetur bariun dhe kopenë e saj

Ndaloi për të lindur, delja udhëton 100 km për të gjetur bariun dhe kopenë e saj

Ajo humbi sepse ndaloi për të lindur gjatë rrugës, por pasi lindi qengjin e vogël, ajo udhëtoi 100 kilometra dhe arriti të gjente bariun e saj dhe kopenë e tij në Val Formazza, Itali.

Kjo është historia e pabesueshme e deles Fortunata, të quajtur kështu nga bariu i saj, 70-vjeçari Ernestino Morandi.

“Ajo humbi sepse kishte ndaluar për të lindur në Gozzano, në zonën Novarese, dhe pas një muaji e gjeta këtu në male, ajo udhëtoi rreth njëqind kilometra”, tha fermeri, siç raporton Tg Com.

“Ka vite që shkojme lart e poshtë, e di ku shkojnë, kafshët e dinë se ku duhet të shkojnë. Ajo ishte me fat që nuk u vra,edhe mund të ndodhte”, tha ai.

Një kuzhinier dhe i njohur i fermerit, Mauro Morando, tregoi historinë e deleve në Facebook, duke shkruar:

 “Çfarë historie fantastike është jeta. Kjo është një histori e vërtetë, por duket si një përrallë. Protagonisti i “përrallës” tonë ‘ është një dele. Për vite me radhë, Ernestino e çon kopenë e tij të deleve deri në Formazza. Kopeja eci para dhe kishte arritur në destinacionin e saj.

Delja mbeti pas sepse ishte shtatzënë, por pas lindjes së qengjit eci për të arritur kopenë e saj. E pashë, dhe vetëm duke menduar për të më hapi zemrën. Kemi shumë për të mësuar nga natyra”.