Author Nice name Page

Qentë e Çernobilit

Pas aksidentit në termocentralin bërthamor të Çernobilit më 26 prill 1986, më i madhi në histori së bashku me atë të Fukushimës në vitin 2011, dhjetëra mijëra njerëz që jetonin brenda rrezes prej 30 kilometrash nga centrali, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të ndotjes së madhe radioaktive.

Evakuimi i organizuar nga Bashkimi Sovjetik në atë që është sot territor ukrainas, ndodhi shumë shpejti pa i lënë shumë kohë qytetarëve për të merrnin me vete gjërat e tyre më tërëndësishme. Për pasojë, shumë prej tyre u detyruan të lënë pas jo vetëm kujtimet e një jete, por edhe kafshët shtëpiake, duke filluar nga qentë.

Gati 37 vjet më vonë, pasardhësit e atyre qenve vazhdojnë të qarkullojnë në “zonën e përjashtimit”, pra zonën përreth termocentralit ku njerëzit ndalohen të qëndrojnë për periudha të gjata kohore si një masë sigurie paraprake. Qentë kanë formuar popullata të dallueshme, tëcilat jetojnë në thelb të izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Për këtë arsye një grup ekspertësh ka nisur t’i studiojë ata, për të kuptuar më mirë se çfarë nënkupton ekspozimi i vazhdueshëm ndaj niveleve të caktuara të rrezatimit. Kur popullsia e Pripiat, qyteti më pranë termocentralit, u detyrua të largohej nga shtëpitë e tyre, autoritetet sovjetike nisën një fushatë për të vrarë sa më shumë kafshë shtëpiake, nga frika se ato mund të largoheshin nga zona e Çernobilit, dhe të kontribuonin në ndotjen radioaktive.

Për këtë qëllim u angazhuan qindra ushtarë, puna e të cilëve ishte të kontrollonin kafshët shtëpi më shtëpi, duke pastruar si zonën urbane ashtu edhe zonat rurale aty pranë. Më pas kafshët e vrara varroseshin aty pranë për të zvogëluar rrezikun e ndotjes së mëtejshme.

Por me gjithë përpjekjet nuk ishte e mundur të gjendeshin dhe eleminoheshin të gjithë qentë. Ata që arritën të mbijetonin, shpeshherë falë ndihmës së dhënë nga disa prej operatorëve që punonin në aktivitetet e bonifikimit të termocentralit, nisën të formojnë grupe dhe të riprodhohen.

Sot ka me qindra pasardhës të tyre, për të cilët kujdesen disa grupe vullnetare si “CleanFutures Fund”, një organizatë e cila përveç ushqimit për qentë, është përfshirë edhe në dhënien e ndihmës veterinare kur është e nevojshme. Në vitin 2017, Timoti Muso, ekspert në ekologjinë evolucionare në Universitetin e Karolinës së Jugut (SHBA), iu bashkua vullnetarëve për të ofruar ndihmë për qentë e “zonës së përjashtimit”, ku lejohet qëndrimi për periudha të shkurtra kohore.

Ai ka marrë pjesë në 3 misione të ndryshme, duke mbledhur mostra gjaku nga 300 qen endacakë së bashku me kolegët e tij. Ata u goditën nga distanca me një qetësues para marrjes së mostrave për të zvogëluar rreziqet (sepse disa qen janë ndonjëherë agresivë).

Muso dhe kolegët kryen më pas analiza të ADN-së nga mostrat e gjakut të marra. Analiza gjenetike ka bërë të mundur identifikimin e 15 grupeve familjare, disa me një numër të madh qensh dhe të tjerë me pak anëtarë që jetojnë në territore më të vogla. Me kalimin e kohës, janë publikuar studime mbi mutacionet e mundshme gjenetike të shkaktuara nga rrezatimi teklloje të veçanta kafshësh, si mizat e frutave ose dallëndyshet që jetojnë pranë termocentralit, por rezultatet janë ende të debatueshme.

Një kuptim më i mirë i efekteve të rrezatimit, por edhe në lidhje me kohën e ekspozimit, mund të jetë i dobishëm për vlerësimin e rreziqeve të atyre që punojnë në mjedise me nivele rrezatimi më të larta se zakonisht, apo për ata që duhet t’i nënshtrohen shpesh testeve diagnostikuese si p.sh rrezet dhe skanimet CT.

Megjithatë, duke pasur parasysh variablat e shumta, nuk do të jetë e lehtë të gjurmohenmutacionet gjenetike si pasojë e rrezatimit,. Duke jetuar në grupe të izoluara, pasardhësit e qenve të braktisur në vitin 1986, janë shpesh rezultat i riprodhimit midis ekzemplarëve të lidhur ngushtë (endogamia), një rrethanë që e redukton shumëllojshmërinë gjenetike të tëporsalindurve, dhe që mund të çojë në mutacione pavarësisht nga rrezatimi dhe kushteve të tjera mjedisore.

Grupi hulumtues do të përpiqet t’i kapërcejë këto vështirësi duke krahasuar trashëgiminë gjenetike të qenve endacakë me ato të racave më të afërta me ta, të cilat gjithmonë mund të rindërtohen duke u nisur nga analiza e ADN-së. Pavarësisht ndalimit, rreth 200 njerëz jetojnë ende në zonën e “përjashtimit”, të shpërndarë në një duzinë qytetesh të vogla dhe në Çernobil. Ata janë kryesisht të moshuar që refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vitin 1986 ose që u rikthyen pak kohë më vonë, duke dashur të vazhdonin të jetonin atje.

Peshku i rrallë 7-këmbësh i dalë në bregun e Oregonit tërheq vëmendjen mbarëbotërore

Një peshk i rrallë që mendohet se jeton vetëm në ujërat e butë në hemisferën jugore ka dalë në bregun verior të Oregon, duke tërhequr turmat e shikuesve kureshtarë të intriguar nga pamja e pazakontë.

Peshku (2.2 metra) u shfaq për herë të parë në plazhin në Gearhart të hënën, tha Seaside Aquarium në një njoftim për media. Ai ishte ende në plazh të premten dhe mund të qëndrojë atje për javë të tëra, pasi është e vështirë për pastruesit të shpojnë lëkurën e tij të fortë, u tha në një deklaratë.

Fotot e siguruara nga akuariumi treguan një peshk të sheshtë, të rrumbullakët, gri të shtrirë në rërë. Fotot e një personi të gjunjëzuar pranë tij dhe një tjetër të një kamioni të parkuar pranë tij, dhanë një panoramë të madhësisë së tij. Interesimi që ka krijuar në mediat sociale ka shtyrë një studiues në Zelandën e Re, i cili ka studiuar peshkun e diellit, të kontaktojë me akuariumin.

Pasi pa fotografitë e peshkut, Marianne Nyegaard ishte në gjendje të konfirmonte se ishte me të vërtetë një peshk dielli mashtrues – më i rrallë se peshku diellor i zakonshëm i oqeanit – dhe tha se besonte se mund të ishte peshku më i madh i tillë i parë ndonjëherë.

Në hulumtimin e publikuar në vitin 2017, Nyegaard zbuloi se ishte një specie e ndryshme nga peshku diellor i oqeanit, Mola “Tecta” në latinisht që do të thotë i fshehur ose i maskuar, duke iu referuar një specie të re që ishte “fshehur në pamje të qartë”, tha akuariumi.

Një peshk dielli kapuç u hodh në bregun e Kalifornisë në vitin 2019. Ai ka dalë sërish në breg kohët e fundit në Kaliforni dhe Alaskë gjithashtu, duke sfiduar teorinë se jeton vetëm në hemisferën jugore, tha akuariumi. Është gjithashtu e mundshme që peshku të ketë dalë në breg në pjesë të tjera të Paqësorit Veriperëndimor, por u ngatërrua për peshkun diellor më të zakonshëm të oqeanit në atë kohë, shtoi akuariumi.

Ndaloi për të lindur, delja udhëton 100 km për të gjetur bariun dhe kopenë e saj

Ajo humbi sepse ndaloi për të lindur gjatë rrugës, por pasi lindi qengjin e vogël, ajo udhëtoi 100 kilometra dhe arriti të gjente bariun e saj dhe kopenë e tij në Val Formazza, Itali.

Kjo është historia e pabesueshme e deles Fortunata, të quajtur kështu nga bariu i saj, 70-vjeçari Ernestino Morandi.

“Ajo humbi sepse kishte ndaluar për të lindur në Gozzano, në zonën Novarese, dhe pas një muaji e gjeta këtu në male, ajo udhëtoi rreth njëqind kilometra”, tha fermeri, siç raporton Tg Com.

“Ka vite që shkojme lart e poshtë, e di ku shkojnë, kafshët e dinë se ku duhet të shkojnë. Ajo ishte me fat që nuk u vra,edhe mund të ndodhte”, tha ai.

Një kuzhinier dhe i njohur i fermerit, Mauro Morando, tregoi historinë e deleve në Facebook, duke shkruar:

 “Çfarë historie fantastike është jeta. Kjo është një histori e vërtetë, por duket si një përrallë. Protagonisti i “përrallës” tonë ‘ është një dele. Për vite me radhë, Ernestino e çon kopenë e tij të deleve deri në Formazza. Kopeja eci para dhe kishte arritur në destinacionin e saj.

Delja mbeti pas sepse ishte shtatzënë, por pas lindjes së qengjit eci për të arritur kopenë e saj. E pashë, dhe vetëm duke menduar për të më hapi zemrën. Kemi shumë për të mësuar nga natyra”.

777 CHARLIE – Historia e pabesueshme që tregon lidhjen e njeriut me qenin

Një film tepër emocionues që tregon lidhjen e ngushtë midis një njeriu dhe qenit të tij.

Historia flet për një djalosh të vetmuar, që nuk i gëzohet asgjëje në jetë. Çdo ditë për të është boshe dhe është mësuar ta kalojë në komoditetin e vetmisë së tij.

Fytyrëngrysur shkon çdo ditë në punë e asnjë nga fqinjët nuk e përshëndet. Shtëpinë e ka një rrëmujë totale, me shishet e birrës dhe bishtat e cigares që gjenden kudo nëpër dysheme.

Por jeta e tij ndryshon 180 gradë pasi rastësisht një qenush labrador bëhet pjesë e pandarë e tij.

Charlie i jep një perspektivë të re jetës së Dharmas dhe udhëtimi i tyre jetë-ndryshues tregon pjesën tjetër të historisë.

Pelikani rikthehet në Prespë dy vite pas epidemisë së gripit të shpendëve

Pelikani kaçurrel, shpendi i rrallë i cili është klasifikuar në rrezik zhdukje po rikthehet në liqenin e Prespës së Madhe.   

Pas gripit të shpendëve dy vite më parë që shkaktoi humbjen në masë të këtij shpendi, situata duket se po përmirësohet dhe numri i pelikanëve është duke u rritur.

Pelikani kaçurrel shfaqet në zonën e Pustecit gjatë stinës së ngrohtë ndërsa folezimin e bën në pjesën greke të liqenit por përgjatë dy viteve të fundit prezenca e tij thuajse mungonte ndërsa përmirësimi i lehtë i situatës duket shpresëdhënës për specialistët e zonave të mbrojtura.

“Ne jemi para një fakti që diskutohet për pelikanin kaçurrel që është një nga shpendët më të mëdhenj fluturues që ekziston. Prezenca e tij në liqenet e Prespës mund të themi që nga pranvera e vitit 2022, është reduktuar në masë për arsye të rënies së gripit të shpendëve, dhe në momentin pasi aty folezon pelikani kaçurrel, e kur mbërrin në Prespën greke, ka humbur një numër i konsiderueshëm pelikanësh. Vitin e parë pas rënies së shpendëve, mund të them që është rralluar jashtë mase dhe prezenca në liqenet e Prespës ka qenë shumë e ulët.

Nga censusi që kemi zhvilluar ne në liqenet e Prespës së Madhe, kemi gjetur rreth 50 pelikanë, kur para rënies së gripit të shpendëve rreth datës 5-6 të muajit Maj, ne brenda një dite kemi numëruar rreth 495 individë. Pra shikojmë një reduktim në masë të këtij shpendi. Sot e kësaj dite numri ka ardhur duke u rritur, për arsye edhe të daljes së individëve të rinj dhe numri po vjen duke u rritur“-shprehet eksperti Vasil Male.

Sipas ekspertëve Pellgu ujëmbledhës dhe liqenet e Prespës janë një habitat për një numër të konsiderueshëm shpendësh, kryesisht ato të ujit mes të cilëve edhe specie të rralla.

Për herë të parë në Tiranë, shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut

Përfaqësues të Visegrad Vet+ perbërë nga Urdhra të Mjekëve Veterinarë nga vendet e Evropës si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Slovakia, Slovenia si dhe Presidentet respektive te Federatës Europiane të Veterinarisë, Unioni Europian i Veterinerve të Praktikës, Unioni Europian i Higjenistëve Veterinar, shoqata Dogs Trust, mbajtën takimin sot, më 11/05/2024, në Tiranë.

Ata diskutuan zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Europian. Thelbi është shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, pra, “one health” u ngritën dhe u diskutuan çështje të ndryshme si regjistrimi dhe unifikimi i pasaportave për qentë dhe macet, duke ndërprerë abuzimet me kafshët e vogla e duke monitoruar dhe kontrolluar sëmundjen e tërbimit, e cila është një rrezik potencial për njerëzit. Po ashtu, u fol për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe përdorimin e barnave veterinare te kafshët bujqësore, dhe për kërkesat e fundit të BE. Një temë thelbësore ishte rritja e kapaciteteve veterinare, trajnimi i vazhduar dhe përmirësimi i njohurive me të fundit të shkencës veterinare, gjë që e bën veterinarinë një profesion thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

E ftuar ishte dhe Ministrja e Bujqësisë,Anila Denaj e cila u shpreh se fokusi i Ministrisë së Bujqësisë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit duke mbështetur shërbimin veterinar privat dhe shtetëror. Ajo vuri theksin në parimin “një botë, një shëndet” dhe gatishmërinë e dikasterit për mbështetjen e veterinarëve të Shqipërisë. Po ashtu, takimin e përshëndeti dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Rezart Postoli, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj dhe Doktor Artan Xhafa.

Në fund të takimit, dhomat veterinare europiane falënderuan Urdhrin e Mjekëve Veterinar të Shqipërisë për mikpritjen edhe organizimin dhe arritën në konkluzion për të përpiluar së bashku një dokument për Komisionin Europian mbi ndryshimet ligjore që duhet të ndodhin mbi temat e mësipërme. Të gjithë një zëri dhan mesazhin nga Tirana se Shkenca veterinare është pararojë e shëndetit publik. Ky ishte takimi parë që u mbajtë në Shqiperi në keto nivele të organizatave Veterinare te Bashkimit Europian.

Pronarja 9-vjeçare vdiq nga tërmeti, qenushja e saj Beti nuk ha e nuk pi që prej asaj dite

Një qen që humbi pronaren e tij 9-vjeçare në lagjen Antakya të Hatajit, i goditur nga tërmeti, nuk ka ngrënë dhe pirë që prej asaj dite.

Pamjet e qenit të quajtur Beti, i cili derdhi lot teksa u nxor nga rrënojat dhe përqafoi anëtarët e tjerë të familjes dhe ekipet që e shpëtuan, po thyen zemrat e të pranishmëve.

Dy anëtarë të familjes dhe qeni i tyre me emrin Beti u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Beshirit rrënojat e godinës së shembur ku ato banonin. Mirëpo, për fat të keq, 9-vjeçarja Beren, pronarja e Betit ka ndërruar jetë.

Beti, kur e kuptoi se pronarja e saj Beren kishte ndërruar jetë pasi u hoq nga rrënojat, nuk u largua për asnjë moment nga ekipet që shpëtuan atë dhe familjen.

Imazhet e qenit, trishtimi i të cilit pasqyrohej në çdo gjendje të tij dhe pushoi së ngrëni dhe pirja, ishin zemërthyese

Luanët – Etimologjia & Evolucioni

Luani (Panthera leo) është një specie në familjen Felidae dhe një anëtar i gjinisë Panthera. Ёshtë një mace me ndërtim trupor të fuqishëm dhe muskulor, me gjoks të thellë, kokë të shkurtër, të rrumbullakosur, veshë të rrumbullakët dhe një tufë flokësh në fund të bishtit. Luanët kanë dimorfizim gjinor ; luanët meshkuj të rritur kanë një krifë të madhe. Me një gjatësi tipike kokë-trup 184-208 cm meshkujt janë më të mëdhenj se femrat në 160–184 cm .

Ёshtë një specie shoqërore , duke formuar grupe të quajtura krenari . Një krenari e luanit përbëhet nga disa meshkuj të rritur, femra dhe këlyshë. Grupet e luaneshave zakonisht gjuajnë së bashku, duke gjuajatur kryesisht thundrakë të mëdhenj. Luani është një mishngrënës kyç në habitatin e tij.

Në mënyrë tipike, luani banon në kullota dhe savana dhe mungon në pyje të dendura . Zakonisht është më shumë kafshë ditore sesa macet e tjera të mëdha, por kur persekutohet përshtatet për të qenë aktiv gjatë natës dhe në muzg .

Në Pleistocen , luani shkonte në të gjithë Evroazinë, Afrikën dhe Amerikën Veriore, por sot ai është reduktuar në popullsi të fragmentuara në Afrikën nën-Sahariane dhe një popullatë e rrezikuar në mënyrë kritike në Indinë perëndimore. Ёshtë renditur si i cënuar në Listën e Kuqe të BNRN-së që nga viti 1996 sepse popullsia në vendet afrikane ka rënë me rreth 43% që nga fillimi i viteve 1990. Popullatat e luanit janë të papërballueshme jashtë zonave të caktuara të mbrojtura. Edhe pse shkaku i rënies nuk është kuptuar plotësisht, humbja e habitatit dhe konfliktet me njerëzit janë shkaqet më të mëdha për zhdukje.

Një nga simbolet më të njohura të kafshëve në kulturën njerëzore, luani është përshkruar gjerësisht në skulptura dhe piktura, në flamuj kombëtar dhe në filma dhe letërsi bashkëkohore. Luanët janë mbajtur në si kafshë beteje që nga koha e Perandorisë Romake dhe kanë qenë një specie kyçe kërkuar për ekspozim në kopshte zoologjike të gjithë botën që nga fundi i shekullit të 18-të. Paraqitjet kulturore të luanëve ishin të spikatura në periudhën e Paleolitit të Parë; gdhendje dhe piktura nga Shpellat Lascaux dhe Chauvet në Francë janë datuar nga 17,000 vjet më parë, dhe përshkrimet kanë ndodhur në pothuajse të gjitha kulturat antike dhe mesjetare që përkonin me vargjet e luanit të mëparshëm dhe aktualë.

Etimologjia

Fjala ‘luan’ rrjedh nga gjuha latine : leo dhe gjuha greke e lashtë : λέων ( leon ). Fjala lavi ( hebraisht : לָבִיא ) gjithashtu mund të ketë lidhje. Emri gjenerik Panthera është vjen nga fjala latine ‘panthēra’ dhe fjala e greqishtes së lashtë πάνθηρ ‘panter’. Panthera është fonetikisht e ngjashme me fjalën sanskrite पाण्डर pând-ara që do të thotë ‘e verdhë e zbehtë.

Evolucioni

Analizat filogjenetike të ADN- së bërthamore dhe mitokondriale nga të gjitha specie e Felidae tregojnë se zhvillimi i tyre evolucionar filloi në Azi në Miocen rreth 14,45 – 8,38 milion vjet më parë në 16.76 deri në 6.46 milion vjet më parë . Prejardhja e Panthera vlerësohet të ketë devijuar gjenetikisht nga rreth 9.32 deri në 4,47 milionë vjet më parë në 11.75 në 0.97 milion vjet më parë . Origjina gjeografike e Panthera ka shumë të ngjarë Azinë Qendrore veriore. Rezultatet e analizave ndryshojnë në marrëdhënien filogjenetike të luanit; ishte menduar të formohej një grup motër me jaguarin ( P. onca ) që u nda rreth 1.22 milion vjet më parë , [36] por edhe me leopardin ( P. pardus ) që u nda 3.1 deri 1.95 milion vjet më parë [38][39] në 4,32 deri 0,02 milion vjet më parë .

Vlerësimet për kohën e divergjencës së linjave moderne dhe luanit të shpellës variojnë nga 529,000 deri 392,000 vjet më parë bazuar në shkallën e mutacionit për kohën e gjenerimit të luanit modern. Nuk ka asnjë provë për rrjedhën e gjeneve midis dy linjave, që tregojnë se ato nuk kishin të njëjtën zonë gjeografike. [22] Luanët e shpellave evroaziatikë dhe amerikanë u zhdukën në fund të periudhës së fundit akullnajore pa pasardhës mitokondrial në kontinente të tjera.

Luani modern ishte ndoshta shpërndarë gjerësisht në Afrikë gjatë Pleistocenit të Mesëm dhe filluan të shkonin drejt Afrikës Sub-Sahariane gjatë Pleistocenit të Vonë. Popullsitë e luanit në Afrikën Lindore dhe Jugore u ndanë nga popullsitë në Afrikën Perëndimore dhe Veriore, kur pylli ekuatorial ekuivalent u zgjerua 183.500 në 81.800 vjet më parë. Ata ndanë një paraardhës të zakonshëm ndoshta midis 98,000 dhe 52,000 vjet më parë.

Për shkak të zgjerimit të Saharasë midis 83,100 dhe 26,600 vjet më parë, popullsitë e luanit në Afrikën Perëndimore dhe Veriore u ndanë. Ndërsa pylli i shiut u zhduk dhe kështu krijoi habitatet më të hapura, luanët u zhvendosën nga Perëndimi në Afrikën Qendrore. Luanët nga Afrika e Veriut u shpërndanë në Evropën Jugore dhe Azinë midis 38.800 dhe 8.300 më parë.

Zhdukja e luanëve në Evropën Jugore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme ndërpreu rrjedhën e gjeneve midis popullsisë së luanit në Azi dhe Afrikë. Provat gjenetike zbuluan mutacione të shumta në mostrat e luanit nga Afrika Lindore dhe Jugore, gjë që tregon se ky grup ka një histori më të gjatë evolucionare sesa mostrat e luanit gjenetikisht më pak të larmishëm nga Azia dhe Afrika Perëndimore dhe Qendrore.

Përshkrim

Luani është një mace muskulore, me gjoks të thellë, me një kokë të shkurtër të rrumbullakët, qafë të ulur dhe veshë të rrumbullakët. Gëzofi i yij ndryshon nga ngjyrë kafe e lehtë në gri të argjendtë, të kuqe të verdhë dhe kafe të errët. Një luan i lindur i ri ka njolla të errëta , të cilat zbehen ndërsa këlyshi arrin moshën madhore, megjithëse njolla të zbehta shpesh mund të shihen ende në këmbë dhe në nënshartesa. Luani është i vetmi anëtar i familjes së maceve që shfaq dimorfizëm gjinor të dukshëm . Meshkujt kanë kokë më të gjerë dhe një krifë të spikatur që rritet poshtë dhe prapa duke mbuluar pjesën më të madhe të kokës, qafës, shpatullave dhe gjoksit. Krifa është tipike në ngjyrë kafe dhe me qime të verdha, ndryshku dhe të zeza.

Bishti i të gjithë luanëve përfundon me një çufkë të errët, me flokë që në disa luanë arrin afërsisht 5 mm me gjatësi të fortë, “shpinë” që formohet nga pjesët e fundit, të bashkuara me kockat e bishtit. Funksionet e nxitjes janë të panjohura. Çufka mungon në lindje dhe zhvillohet në rreth 5 1 ⁄ 2 muajsh. Ёshtë lehtësisht i identifikueshme nga mosha shtatë muajsh.

Nga llojet e gjalla të felidëve, luani rivalizohet vetëm nga tigri në gjatësi, peshë dhe lartësi në sup. Kafka e tij është shumë e ngjashme me atë të tigrit, megjithëse rajoni frontal është zakonisht më i rrafshët, dhe ka një rajon postorbital pak më të shkurtër dhe hapje të gjerë të hundës sesa ato të tigrit. Për shkak të sasisë së variacionit të kafkës në të dy nënllojet, zakonisht vetëm struktura e nofullës së poshtme mund të përdoret si një tregues i besueshëm i specieve.

Madhësia dhe pesha e luanëve të rritur ndryshojnë në të gjithë gamën globale dhe habitatet. Llogaritë e disa individëve që ishin më të mëdhenj se mesatarja ekzistojnë nga Afrika dhe India

Krifa

Krifa e luanit mashkull është tipari më i dallueshëm i specieve. Mund të ketë evoluar rreth 320,000-190,000 vjet më parë. Fillon të rritet kur luanët janë rreth një vjeç. Ngjyra e krifës ndryshon dhe errësohet me moshën; hulumtimet tregojnë se ngjyra dhe madhësia e tij janë të ndikuara nga faktorë mjedisorë siç është temperatura mesatare e ambientit.

Gjatësia e krifës me sa duket sinjalizon luftimin në marrëdhëniet mashkull-mashkull; individët me errësirë mund të kenë jetë më të gjatë që kanë nisur të jenë riprodhues dhe pasardhësit kanë mbijetesë më të madhe, megjithëse vuajnë në muajt më të nxehtë të vitit. Prania, mungesa, ngjyra dhe madhësia e krifës shoqërohen me parakushtin gjenetik, pjekurinë seksuale dhe klimën; një krifë e madhe tregon një kafshë të shëndetshme. Në Parkun Kombëtar të Serengetit , luaneshat favorizojnë meshkujt me krifë të dendur dhe të errët si bashkëshortë. Temperatura e ftohtë e ambientit në kopshtin zoologjik evropian dhe në Amerikën e Veriut mund të rezultojë në një krifë më të rëndë. Luanët aziatikë zakonisht kanë krifë më të rrallë se luanët mesatarë afrikanë.

Pothuajse të gjithë luanët meshkuj në Parkun Kombëtar Pendjari janë ose pa krifë ose kanë krifë shumë të shkurtër.Luan menalez është raportuar edhe në Senegal, në Parkun Kombëtar Dinder në Sudan dhe në Parkun Kombëtar Tsavo Lindor , Kenia. Luani origjinal mashkull i bardhë nga Timbavati në Republika jugafrkane ishte gjithashtu i pastër.

Variacioni i ngjyrave

Luani i bardhë është një morf i rrallë me një kusht gjenetik të quajtur leucism . Nuk është albino; ka pigmentim normal në sy dhe lëkurë. Luanët e bardhë janë parë herë pas here brenda dhe përreth Parkut Kombëtar Kruger dhe Rezervatit të Lojërave Private Timbavati në Afrikën Jugore lindore.

Ata u zhdukën në të egër në vitet 1970, duke ulur kështu pishinën e gjenit të bardhë të luanit . Sidoqoftë, 17 lindje janë regjistruar në pesë krenari midis 2007 dhe 2015. Luanët e bardhë janë zgjedhur për mbarështim në robëri. Ata thuhet se janë riprodhuar në kampe në Afrikën e Jugut për t’u përdorur si trofe për t’u vrarë gjatë gjuetive të konservuara .

10 gjërat që qentë urrejnë te njerëzit

Edukimi i një qeni është thelbësor në mënyrë që të mund të ketë harmoni midis vetë qenit dhe pronarit të tij. Megjithatë, këto kafshë dallohen për aftësinë e tyre të dëgjimit, e cila është më e lartë se ajo e njerëzve dhe kanë një spektër më të gjerë tingujsh. Faqja e internetit “Animal Expert” vlerëson se ka 10 aspekte që qentë i urrejnë tek njerëzit.

E para nuk lidhet vetëm me zhurmat që prodhon njeriu, por edhe me aromat e forta. Ashtu si dëgjimi, edhe shqisa e nuhatjes së qenve është shumë më e zhvilluar se ajo e njerëzve. Ata shpesh reagojnë ndaj këtyre aromave të forta me një teshtitje.

Nga ana tjetër, mënyra se si ne komunikojmë me qentë dhe shkalla e dashurisë që shfaqim zakonisht ndaj tyre përfaqëson një pikë kthese në marrëdhënien tonë me këto kafshë shoqëruese. Lidhur me afeksionin që shfaqim me ta, në formën e puthjeve dhe përqafimeve, portali ofron shpjegimin e mëposhtëm se përse disa qenve nuk i pëlqejnë aq shumë shenjat e dashurisë

Një aspekt tjetër që mund t’i largojë qentë është “mungesa e strukturës” ose lidershipit në familje, si dhe mungesa e një rutine të vendosur në shëtitje dhe trajnime specifike.

Veprime të tilla si mosecja me nxitim, përdorimi i papërshtatshëm i zinxhirit ndërsa ecim me të, qortimi i tyre pa ndonjë arsye apo argument që e justifikon, madje edhe pastrimi mjaft i shpeshtë i tyre janë situata që mund t’i bëjnë ata shumë të parehatshëm.

Sa i përket pastërtisë së tyre, ata nuk kanë nevojë për aq shumë larje pasi kanë nevojë për erën e trupit të tyre për të komunikuar me të tjerët

Këshilla kundër vapës për macet dhe qentë

Ndonjëherë, t’ju sigurosh kafshëve ushqim, strehim dhe kujdes veterinar, nuk mjafton. Ato kërkojnë edhe përkujdesje të përditshme, sidomos tani në verë kur temperaturat janë të papërballueshme. Ne po ju sjellim disa këshilla të thjeshta të cilat do të ndihmojnë qenin apo macen tuaj për të përballuar këtë stinë të nxehtë…

1. Rëndësia e ujit

Duhet që qeni dhe macja të kenë gjithmonë në dispozicion një tas me ujë i cili duhet të ndërrohet disa herë në ditë, ndërsa ai duhet të lihet në vende të arritshme për ta. Uji duhet të jetë i freskët, por asnjëherë i ngrirë!

2. Jo ajër të kondicionuar, por ventilator

Kushtojini vëmendje ajrit të kondicionuar, sepse mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e mikut tonë me katër këmbë. Më mirë është të përdorni një ventilator të drejtuar lart, në tavan. Në këtë mënyrë, ventilatori do të qarkullojë ajrin dhe do të krijojë freski, pa ndryshuar kushtet mjedisore.

3. Krem mbrojtës për hundën e qenit? Jo, në asnjë mënyrë!

Edhe pse ndonjëherë mund ta keni bërë këtë, në të vërtetë ju kurrë nuk duhet të aplikoni krem në hundën e qenit. Instinkti i tij është që të nuhasë dhe të fusë turiçkat për të gërmuar ndonjë gjë, por gjithsesi rreziku i intoksikimit nuk duhet të neglizhohet. Në zona të veçanta ai mund të ketë të nevojshëm përdorimin e spërkatësve kundër mushkonjave, por aplikimi duhet të kufizohet te sytë.

4. “Operacioni” këmbë të freskëta

Majat e gishtave janë e vetmja zonë (përveç gjuhës), që qentë dhe macet përdorin për të ulur temperaturën e trupit. Kështu që është një ide e mirë t’ia rifreskoni këmbët me ujë të freskët ose më një leckë të lagur apo sfungjer.

5. Më shumë vëmendje për këlyshët

Këlyshët e ndiejnë më shumë të nxehtin se sa të rriturit, kështu ata kanë nevojë që të gjitha masat e propozuara më sipër të ndiqen me përpikëri.

6. Ambientet e mbyllura

Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe udhëtimeve me makinë apo ambienteve të mbyllura, si verandave apo tarracave të mbyllura, për shkak se kafshët mund të përballen me një të nxehtë edhe më të madh, apo nga një “goditje e të nxehtit” që është e ndryshme nga një “goditje dielli”. Kjo verifikohet kur kafsha është në një ambient të mbyllur, të paventiluar dhe të nxehtë dhe që nuk ka asnjë mënyrë për të ulur temperaturën e tij, përveçse nëpërmjet frymëmarrjes dhe pulpave të gishtave. Pra lëvizja e ajrit është shumë e rëndësishme për kafshët, e sidomos për qenin dhe macen.

7. Bëjini shëtitje, por në orët e duhura

Qeni nuk duhet të nxirret asnjëherë shëtitje gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ju mund të bëni ndonjë shëtitje të shkurtër për nevoja imediate, por mos bëni ecje të gjata. Ideale do të ishte një shëtitje herët në mëngjes, ose në darkë, por gjithmonë përpara se të ushqehen. Kështu që, fillimisht një shëtitje e këndshme dhe më pas një ushqim i mirë, shumë ujë të freskët në dispozicion dhe pastaj pushim.

8. Ushqimet

Këshillohet që qenin apo macen ta ushqeni në orët e freskëta të ditës, herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Jepini ushqim të butë. Macet duhet të kenë gjithmonë në dispozicion një tas me ushqim, përveçse me ujë. Ndërsa për qentë vlen të thuhet se ata duhet të udhëhiqen për të ecur gjithmonë përpara se të hanë.

9. Të ruani ushqimin

Është e rëndësishme të kujtoni se ushqimi i butë prishet më shpejt, ndaj është e nevojshme që ushqimin ta ndani në pjesë të vogla, kështu nuk mbeten të lëna në tas. Produkti që mbetet mund të ruhet në frigorifer maksimumi për 2-3 ditë dhe duhet të lihet përsëri në temperaturën e ambientit.

10.Rreziku i qëndrimeve në makinë

Mos e lini kurrë kafshën tuaj të mbyllur në makinë, as edhe në periudha të shkurtra kohe. Në verë temperaturat në pjesën e vendit të pasagjerit janë të papërballueshme. Ato mund të shkaktojnë edhe ngordhjen e qenit apo të maces.