‘Doktor Peyo’: Kali me dhunti të jashtëzakonshme që ndihmon pacientët me kancer në Francë

Doktor Peyo është 15 vjeç. Nuk lë askënd që ta përkëdhelë, të qënit i zbutur nuk është në natyrën e tij. Ai është një hamshor që e zgjedh vetë se kujt do t`i afrohet apo jo, kë lë ta përkëdhelë dhe ta prekë. Ai është një kalë dhe ka një dhunti të jashtëzakonshme.

Rutina e tij e përditshme është të shkojë në qendrën e Onkologjisë dhe kujdesit pediatrik në Spitalin francez në Calais, për të ndihmuar në zbutjen e ankthit dhe për t`u ofruar rehati pacientëve me kancer.

Trajneri i tij, Hassen Bouchakour, e kuptoi se s ai veçantë ishte Peyo kur pa se si ai sillej ndryshe rreth njerëzve të rënduar psikologjikisht, emocionalisht apo dhe fizikisht.

Nëpër spitale është vetë Peyo që e udhëheq trajnerin e tij se në cilën dhomë kërkon të hyjë dhe cilët pacientë kërkon të përshëndesë. Ajo që me të vërtetë i impresioni mjekët është fakti se si Peyo ka aftësinë për të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e pacientëve.