Gjesti fantastik i këngëtares, ndalon fishekzjarret që qeni të shijonte pa u frikësuar performancën e saj (VIDEO)

Këngëtarja braziliane Taty Girl i la fansat e saj pa fjalë gjatë një koncerti kur mori një vendim të papritur: ajo pezulloi shfaqjen e fishekzjarrëve që kishte planifikuar për të mbrojtur një qen të pastrehë që po ndiqte shfaqjen.
Ndërsa këndonte, Taty vuri re praninë e një qeni që e quajti “Caramelo”, i cili po shikonte me qetësi nga afër.
Pa hezitim, ajo i tha audiencës së saj: “Ne nuk do të hedhim më fishekzjarrë, Caramelo nuk i pëlqen ato. Nga respekti për të, ne nuk do t’i përdorim. Mund ta shihni që ai është aty i qetë, duke shijuar shfaqjen.”
Gjesti i Taty u duartrokit nga publiku, i cili jo vetëm admiroi ndjeshmërinë e saj, por edhe sugjeroi që ajo ta adoptonte qenin. Sipas raportimeve, këngëtarja dëgjoi zërat e fansave të saj dhe vendosi ta merrte Caramelon në shtëpi, duke i siguruar atij një jetë plot dashuri dhe kujdes.
View this post on Instagram