Historia e veçantë e qytetarit që ushqen çdo ditë pëllumbat e Tiranës

Ky është një ndër të paktët qytetarë të Tiranës që kujdeset në mënyrë të rregullt për pëllumbat që rrinën në qendër të kryeqytetit.

Ai çdo ditë është aty për t`i ushqyer, pasi sipas tij këto shpendë janë të lënë pas dore. Pavarësisht punëve dhe kujdesit për familjen, nuk mungon asnjëherë prania e tij me grurë për të ushqyer pëllumbat.

“E bëj me shumë kënaqësi, jam krenar për atë që bëj. Është kënaqësi kur ushqej ato shpendë. Kam marrë një qese me grurë, i lë atyre që rrinë këtu, i them merrni lekët vetëm ju lutem ushqejini. U bë sebep fakti që i kanë lënë pas dore. Ka pasur disa zona ku ka pasur me shumicë pëllumba nëpër Tiranë, po ngaqë ikën ato që kujdeseshin, nëpër kurbet, jashtë shtetit, ngelën shpendët si jetim.

Kafshë kam pasur në fshat, kam djalin që është i fiksuar pas maceve, shkon në shkollë, kujdeset për kotelet, nuk ha vetë dhe ato i ushqen,” shprehet ai për rubrikën “Kalimtarët” tek Andale.