Moderatori Ledion Liço prek me postimin pas ndarjes nga jeta të qenushit të tij Jobs

Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë, duke bërë të ditur humbjen e qenushit të tij të dashur, të cilin e konsideronte pjesë të familjes.

Në një postim prekës në Instagram, Liço shkroi: “Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im”, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto të kafshës shtëpiake.

Lajmi preku ndjekësit dhe miqtë e moderatorit, të cilët e mbuluan me dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje në këtë moment të vështirë për të.