“Mora vendimin më të vështirë të jetës” – Lewis Hamilton njofton ndarjen nga jeta të Roscos

Lewis Hamilton konfirmoi publikisht se qeni i tij i dashur, Roscoe, ka ndërruar jetë, pas një beteje të gjatë me sëmundje dhe trajtime intensive.
Sipas njoftimit zyrtar, Roscoe u shtrua në spital për trajtim të pneumonisë dhe gjatë procedurave të kujdesit të intensifikuar, zemra e tij pushoi. Mjekët arritën ta rivendosin rrahjen e zemrës, por përfundimisht qeni u mbajt për disa ditë në suport jete — dhe Hamilton mori vendimin më të vështirë: ta ndalte trajtimin.
“Pas 4 ditësh në koma, duke luftuar me çdo grimcë force që ai kishte, m`u desh të marr vendimin më të vështirë të jetës sime dhe t`i them lamtumirë Roscos. Ai nuk pushoi kurrë së luftuari, deri në fund. Ndihem mirënjohës dhe i nderuar që kam ndarë jetën time me një shpirt kaq të bukur, një ëngjëll, një mik të vërtetë. Të sillja Roscon në jetën time ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë dhe do t`i çmoj përgjithmonë kujtimet që krijuam së bashku. Nuk isha vënë kurrë përballë një vendimi për të vendosur në gjumë një qenush, megjithëse njoh shumë familjarë të mi që e kanë bërë këtë. Është një nga përvojat më të dhimbshme dhe ndjej një lidhje të thellë me të gjithë ata që kanë kaluar nëpër humbjen e një kafshe shtëpiake të dashur. Edhe pse ishte shumë e vështirë, të kishe Roscon ishte një nga pjesët më të bukura të jetës, të dashurosh kaq thellë dhe të të duan po njësoj në këmbim.
Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar për Roscon së fundmi. Ai ndërroi jetë të dielën në mbrëmje, më 28 shtator, në krahët e mi”.
View this post on Instagram