Në Amsterdam po ndërtojnë shkallë në kanalet e qytetit për të ndihmuar macet që bien në ujë

Holanda është një nga shtetet që më së shumti kujdeset për kafshët dhe këtë vijon ta tregojë në çdo detaj. Amsterdami po ndërmerr hapa për të shpëtuar macet e qytetit.
Vetëm në 6 muaj, 19 mace u mbytën në kanalet e qytetit, 6 prej tyre në qendrën e famshme turistike. Për të parandaluar më shumë vdekje, qyteti po shpenzon 100,000 euro për shkallë të vogla prej druri përgjatë skajeve të kanalit.
Ideja vjen nga Partia për Kafshët dhe Dierenambulance. Siç thotë Maggie Reitenberg: Macet mund të notojnë, por qimet e lagura ua harxhojnë energjinë shpejt. Një shkallë mund t’u shpëtojë jetën.