Në Angli një konkurs për të dobësuar 13 kafshë obeze

Shtatë qen, pesë mace dhe një lepur do të sfidojnë njëri-tjetrin në një garë të veçantë të lancuar nga PDSA (People Dispensary for sick animals), një aktivitet bamirësie që në qendër të vëmendjes ka kujdesin për kafshët në vështirësi në Mbretërinë e Bashkuar.

13 kafshët duhet të humbin sa më shumë kile, duke fituar linjën e tyre në konkursin Pet Fit Club.

Plani me të cilin veterinarët do të sjellin në formë, në gjashtë muaj, parashikon një dietë të ekuilibruar, por edhe shumë ushtrime fizike.