Një luan me kaçurrela, pamje të rralla të kapura nga fotografi i botës së egër
Një fotograf i botës së egër ka realizuar pamje mahnitëse të një luani mashkull, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të krifës së tij të pazakontë me onde të përsosura dhe formë të rregullt, që duket sikur është stiluar në një sallon bukurie.
Sipas ekspertëve të botës së egër, kjo pamje e rrallë është rezultat i një kombinimi faktorësh natyrorë, përfshirë gjenetikën, lagështirën e lartë dhe mënyrën se si krifa e lagur nga shiu thahet nën ndikimin e erës. Ky proces ka krijuar një efekt unik, që i ngjan asaj që shumë e përshkruajnë si një “pamje pas tharjes perfekte”.
Krifat e luanëve meshkuj ndryshojnë shumë në ngjyrë dhe strukturë, në varësi të moshës, klimës dhe gjendjes shëndetësore të tyre. Por në këtë rast, duket qartë se luani ka kapur “ditën e tij më të mirë të flokëve” një paraqitje që vështirë se shihet në botën e egër.
