“Parada e qenve” në Pogradec, konkurojnë 300 kafshë nga vende të ndryshme

Mbi 300 qenushë nga gjithë Europa kanë marrë pjesë në paradën e bukurisë të mbajtur në Pogradec nga Federata Kinologjike e Shqipërisë.
Për presidentin e kësaj federate Arturo Verzeroli ky kompeticion mbahet në qytetet më të rëndësishme të Europës dhe ka për qellim të transmetojë popullit shqiptar kujdesin ndaj kafshëve.
“Është hera e parë që po e bëjmë këtë kompeticion në Pogradec. Marrin pjesë më tepër se 300 qenushë nga gjithë Europa. Është kompeticion bukurie për kafshët, mbahet në vendet më të zhvilluara dhe për qëllim ka për t’i thënë popullit shqiptar se duhet të kujdesen me tepër për qenushët, dhe të mos abuzojnë me to”,-Arturo Verzeroli, president i federatës së Kinologjisë.
Qeni është dashuri, kështu shprehen kujdestarët e qenushve të ardhur nga vende të ndryshme.
“Kam rreth dy vite që marr pjesë në këto kompeticione, me qenushët jam i lidhur për rreth 20 vite, i dua shumë. Janë familja ime. Jemi si shok. Janë pjesë e imja.”
“Kam shumë vite që jam e lidhur me qenushët, që kur kam lindur. Jam nga Italia, qenushët janë nga Brazili, nuk janë qenushët e mi, unë punoj për klientët e mi por unë e dua këtë punë. Është punë fitimprurëse sidomos kur i do qentë.”
“Jam kujdestare profesionale e qenushve, kam shumë qenushë sot për të treguar, qeni i preferuar vjen nga Kina, është kampione e shumë garave. Mendoj se kam qenin me të bukur këtu.”
Gara e bukurisë për qenushët do të zgjasë dy ditë dhe fituesit do të vlerësohen me çmimet përkatëse