Piloti i F1, Lewis Hamilton, postim prekës për qenin e tij: Nuk e di a do zgjohet më, lutuni për Roscoe-n

Lewis Hamilton publikoi një mesazh shqetësues në Instagram Story në lidhje me shëndetin e qenin të tij të dashur, Roscoe.
Në foton e publikuar, Roscoe duket në një klinikë veterinare, i mbështjellë dhe i mbrojtur nga stafi mjekësor, ndërsa Hamilton shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e tij:
“Kanë qenë disa orë të frikshme, ju lutem të gjithëve ta mbani Roscoe-n në mendimet dhe lutjet tuaja.”
Më vonë, ai bëri një përditësim tregon që Roscoe ka pasur “pneumoni përsëri dhe ishte me vështirësi në frymëmarrje. Ai u pranuar në spital dhe u sedua për t’i bërë kontrolle; gjatë procesit zemra i është ndalur. Ata arrijnë të rikthejnë rrahjen dhe tani ai është në kome. Nuk e dimë nëse ai do të zgjohet.”
View this post on Instagram
Për shkak të këtij problemi që u bë publik, Hamilton u largua nga testet e garës të zhvilluar në Mugello. Ai duhej të merrte pjesë bashkë me Charles Leclerc, por në vend të tij la vendin për Zhou Guanyu. Kjo mungesë, sipas mediave, lidhet direkt me situatën emergjente për Roscoe.
Roscoe ka qenë me Hamilton që prej vitit 2013 dhe është bërë një simbol i jetës së tij jashtë pistës.