Pse i gjithë njerëzimi i detyrohet një falje LAIKA-s, qenushes që u përdor për…

Në vitin 1957, në rrugët e akullta të Moskës, një qenush i vogël endacak endej vetëm. Ajo nuk kishte emër. As shtëpi. Por fati kishte rezervuar diçka të paimagjinueshme.

Shkencëtarët sovjetikë po përgatiteshin për një mision të guximshëm: Të dërgonin një krijesë të gjallë në hapësirë.

Ata kishin nevojë për dikë të vogël. Të qetë. Të bindur. Ata e zgjodhën atë. Ia vunë emrin Laika. Ajo ishte e sjellshme. E butë. Besnike. Dhe nuk ja kishte idene se çfarë po fati i kishte rezervuar. Laika u mor nga rrugët dhe u vendos në një laborator. Atje, ajo duroi një stërvitje brutale.

Ajo u mbyll në kuti të vogla për orë të tëra. U rrotullua në makina për të simuluar forcat e raketave. E ekspozuar ndaj zhurmave të forta dhe stresit ekstrem. E gjitha kjo për ta përgatitur për hapësirën. Por asnjë stërvitje nuk mund ta përgatiste atë për atë që e priste.

Më 3 nëntor 1957, Laika u vendos brenda një kapsule të vogël metalike — Sputnik 2. Ajo u nis në orbitë. Qenia e parë e gjallë që u ngrit mbi Tokën tonë. Por kapsula nuk ishte projektuar kurrë për t’u kthyer. Laika u zu ne panik. Zemra e saj rrihte me shpejtësi tre herë më të lartë se normalja.

Temperaturat u rritën brenda kapsulës. Brenda vetëm pak orësh… ajo vdiq nga nxehtësia dhe stresi. Në fillim ruset e gënjyen botën — duke thënë se mbijetoi për ditë të tëra. Por kjo nuk ndodhi. Asnjëherë nuk ishte e destinuar të mbijetonte. Laika nuk zgjodhi të ishte heroinë.

Asaj nuk iu kërkua kurrë. Por sakrifica e saj ndryshoi botën. Ajo provoi se jeta mund të mbijetonte nisjen duke hapur rrugën për fluturimin hapësinor njerëzor. Sot, ne e kujtojmë atë jo vetëm si qenin e parë në hapësirë…Por si një simbol të pafajësisë të kapur në garën drejt yjeve. Ajo ishte e guximshme. Ajo ishte vetëm. Ajo ishte Laika.