Qeni që shpëtoi Rocky Balboan: Historia e pabesueshme e aktorit Sylvester Stallone

Kur Sylvester Stallone ishte trrokë dhe jetontë në Nju Jork, mori një qenush dhe emrin ia vuri Butkus, sipas lojtarit të futbollit amerikan Dick Butkus.

Stallone e konsideronte atë mikun më të mirë, pasi i qëndroi pranë në kohët më të vështira. Së bashku, ata jetonin në një apartament të vogël, duke ndarë shumë momente bashkë, ndërsa Stallone punonte në skenarin e filmit të famshëm Rokcy (1976)

Në një moment të jetës, Stallone ishte dëshpërimisht i varfër sa iu desh të shiste qenushin e tij për 40 dollarë.

Por pas filmit të Rocky-t dhe suksesit të tij, Stallone e rimori veten financiarisht dhe shkoi t`i paguante 15 mijë dollarë personit të cilit i shiti qenin, për t`ia rimarrë sërish, duke thënë se ia vlente çdo qindarkë kur të tjerët i thanë se ishte çmendur që po paguante aq shumë.

Buktus më pas u shfaq në filmat e tjerë Rocky, përpara se të ndërronte jetë në vitin 1981. Stallone ende e quan atë „fëmija im i parë“ dhe e mban ne ekranin e telefonit edhe sot e kësaj dite.