Tigri zgjedh të vdesë nga uria, se sa të lëndojë mikun e tij

Një episod i rrallë ka habitur Indinë, kur policia gjeti në fund të një pusi një tigër dhe një qen të bllokuar bashkë. Tigri kishte mbetur aty për disa ditë, ndërsa banorë të zonës kishin hedhur qenin me mendimin se do të shihnin një përleshje të egër, ku tigri në mungesë të ushqimit do të hante qenin për të mbijetuar.
Por ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta: dy kafshët nuk u prekën kurrë. Të uritura dhe të lodhura, ato qëndruan pranë njëra-tjetrës, duke ndarë hapësirën e ngushtë pa armiqësi.
Kur policia arriti t’i shpëtonte, u bë menjëherë e qartë se mes tyre ishte krijuar një lidhje e fortë. Tigri dhe qeni refuzuan të ndaheshin, madje hipën në të njëjtin furgon, sikur të kishin qenë shokë prej kohësh.
Sot ata jetojnë së bashku në një fermë private të njërit prej agjentëve që i shpëtoi. Historia e tyre është bërë simbol i miqësisë dhe besnikërisë që mund të lindin edhe aty ku më së paku pritet – mes dy kafshëve që në natyrë njihen si armiq.