Zjarrfikësi hero në Berat shpëton macen e ngecur mbi pemë
Një ngjarje që të ngroh zemrën është rregjistruar ditën e sotme në Berat, pasi një zjarrfikës u shndërrua në hero të vërtetë duke shpëtuar një mace të vogël që kishte ngecur në majë të një peme për tre ditë.
Banorët e lagjes kishin dëgjuar të qarat e maces për disa ditë me radhë, por duke e pasur të pamundur ta shpëtojnë kanë kontaktuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Pas thirrjeve të përsëritura, një ekip zjarrfikësish mbërriti në vendngjarje, dhe ndër ta ishte edhe zjarrfikësi që tashmë mund të konsiderohet heroi i ditës.
Me qetësi, profesionalizëm dhe kujdes të madh, ai u ngjit në majën e pemës, për të shpëtuar kafshën e vogël. Pas disa përpjekjesh të kujdesshme, macja u mor në krahë dhe u soll e sigurt poshtë, duke marrë duartrokitjet dhe duart e ngrohta të banorëve të pranishëm.
